|
13 mars 2012
Më 12 mars 2012, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas në Gjykatën e Qarkut në Gjilan e ka hedhur poshtë akuzën kundër K.K. për tentim vrasje sepse prokurori publik i ka tërhequr akuzat.
Aktakuza kundër K.K. është ngritur në vitin 2002, kurse në vitin 2005 Gjykata e Qarkut në Gjilan e kishte shpallur atë fajtore (në mungesë) për tentim vrasje dhe e kishte dënuar me një dënim prej 6 vite burgim. Pas një apeli që u bë në Gjykatën Supreme të Kosovës, dënimi i saj u zvogëlua në 5 vite burgim. Ky vendim po ashtu u apelua dhe vendimi për dënim me burgim u anulua. Pastaj rasti u kthye përsëri për tu rigjykuar në GJQ në Gjilan, e cila e tërhoqi (hudhi poshtë) akuzën penale.
Hetimet, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimeve të rënda në Kosovë janë pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.