|
14 mars 2012, Prishtinë
Më 13 mars 2012, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas në Gjykatën Supreme e ka miratuar pjesërisht ankesën e një personi të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë në një rast lidhur me drogë.
M.J. u dënua nga GJQ në Mitrovicë në maj 2011 për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të drogave të rrezikshme dhe substancave psikotropike dhe të pronësisë, kontrollit, posedimit ose përdorimit të paautorizuar të armëve me një dënim të përgjithshëm prej një viti e gjashtë muaj burgim. Gjykata Supreme e ndryshoi dënimin në katër muaj burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, si dhe i shqiptoi një gjobë prej katërqind euro.
Koha e kaluar në paraburgim në gusht 2007, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak në shtator të njëjtit vit do t’i llogariten në dënim.
M.J. ishte kapur në vitin 2007 në Kampin e Romëve në Mitrovicë duke i blerë gjashtë qese me marihuanë (gjithsejtë 25.5 gram), ndërsa atij iu gjetën të posedonte edhe 364 plumba.