English Shqip / Srpski

 

Deklaratë për rastin Kleçka

21 Mars 2012, Prishtinë

Trupi gjykues në rastin ‘Kleçka’ ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e A.Z., i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme. Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas.

Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale, dhe për këtë arsye dëshmia e A.Z. është e papranueshme. Ekipeve të prokurorisë dhe të mbrojtjes u është kërkuar që t’i paraqesin deklaratat e tyre përfundimtare përpara se të nxiret aktgjykimi për këtë rast. Në ndërkohë, gjykatësi kryesues ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi. Mbrojtja dhe prokuro