English Shqip / Srpski

 

Deklarata e EULEX-it lidhur me lëvizjen në veri

22 mars, 2012 Prishtinë

Misioni për Sundimin e Ligjit, EULEX, edhe njëherë dëshiron të sqarojë faktin se ne nuk kemi qenë të përfshirë në asnjë marrëveshje që kushtëzon lëvizjen e stafit dhe automjeteve të EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës. Ka pasur raporte në disa qarqe që EULEX-i ka qenë i përfshirë në një marrëveshje të tillë. Kjo është e pavërtetë. Misioni këmbëngul për qasje të lirë, të pakushtëzuar dhe të përhershme për stafin dhe automjetet e EULEX-it. Kjo është e panegociueshme dhe është një parakusht absolut për misionin për të ndjekur mandatin e tij për sundimin e ligjit në këtë pjesë të Kosovës.