English Shqip / Srpski

 

Konkursi i EULEX-it për fotografi

27 mars 2012

Kanë mbetur edhe 13 ditë për të aplikuar për konkursin e fotografisë të organizuar me temën: “Ligji përmes objektivit – e drejtë dhe e pa drejta”.

Tridhjetë fotografitë më të mira të cilat paraqesin ndikimin dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në Kosovë do të ekspozohen në ekspozitat në Prishtinë dhe Bruksel.

Ekspozita e fotografive në Prishtinë do të mbahet më 2 maj 2012, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Për këtë konkurs janë paraparë edhe shpërblime me para të gatshme për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Vendi i parë – 1000 euro dhe një udhëtim për Bruksel

Vendi i dytë – 500 Euros

Vendi i tretë – 250 Euros

Afati i fundit për paraqitje: 08 prill 2012.