|
29 mars 2012
Më 26 mars 2012, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Komunale në Vushtrri i ka konfirmuar dy aktakuza kundër M.M.. I pandehuri akuzohet për sulm kundër bashkëshortes së tij duke i shkaktuar asaj disa lëndime. Gjykatësi i konfirmoi të dy aktakuzat duke i shpallur të pranueshme të gjitha provat e siguruara gjatë hetimeve.
M.M. është akuzuar nga një prokuror vendas në komunën e Vushtrisë për dy akuza të shkaktimit të lëndimit trupor, në bazë të nenit 154, paragrafi (3) në lidhje me paragrafin (1) pika (2) e Kodit Penal të Kosovës.
Gjykatësi ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në të dyja rastet e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj disa lëndime fizike dhe me këtë veprim e ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.