English Shqip / Srpski

 

Një person dënohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

29 mars 2012

Një panel i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi vendas nga Gjykata e Qarkut në Pejë, më 29 mars 2012 shpallën fajtor të pandehurin D.I. për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Ai u dënua me pesë vjet burg.

Trupi gjykues e shpalli D.I. fajtor sepse ai kishte shkrepur dy të shtëna në drejtim të një viktime në Deçan, duke mos e goditur atë, por dritaren dhe derën e supermarketit. Përkundër një numri të madh të njerëzve në afërsi, askush nuk ishte goditur drejtpërsëdrejti nga plumbat ose rikosheti i tyre. I pandehuri fillimisht ishte akuzuar për tentim-vrasje, e që më pas ishte riformuluar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Trupi gjykues liroi I.I. dhe B.K. nga të gjitha akuzat, meqë provat nuk dëshmuan se ata kishin kryer veprat penale për të cilat ata ishin akuzuar.

Rasti u ndjek penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Pejë.