|
2 Prill 2012
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion. Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit.
Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast.
Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.