|
04 prill 2012
Një gjykatës i EULEX-it e ka caktuar masën e paraburgimit prej pesëmbëdhjetë ditëve për personin e tretë të arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion.
Dy personave tjerë të arrestuar më herët dje u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe 15 ditësh respektivisht.
Veprat që janë duke u hetuar janë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit.
Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe të dy personave tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast.
Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Pejë.