English Shqip / Srpski

 

EULEX-i ia dhuron dyzet automjete Ministrisë së Financave

4 prill 2012

EULEX-i ia ka dhuruar dyzet automjete Ministrisë së Financave. Vlera e përgjithshme e këtyre automjeteve është shtatëdhjetë e katër mijë Euro. Këto automjete do të shfrytëzohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë ceremonisë e së pranim-dorëzimit të automjeteve, Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac tha se EULEX-i ndodhet në Kosovë për t’i përkrahur institucionet për sundimin e ligjit. Ai e shprehu besimin e tij se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për përmbushjen e detyrave të tyre.

Ministri i Financave, Bedri Hamza e falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen e tij. Ai tha se ky donacion do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit në punën e këtyre dy institucioneve.

Këto automjete të dhuruara sot i pasojnë njëzet e tri të dhuruara më parë Ministrisë së Drejtësisë në mars 2012. Pritet të jepen edhe disa donacione nga EULEX-i, siç është edhe dhurimi i gjashtëdhjetë automjeteve Policisë së Kosovës.