English Shqip / Srpski

 

Në Merdar u bë dorëzimi i mbetjeve mortore të katër personave

5 prill 2012

Sot, ekspertët mjeko-ligjorë dhe homologët e tyre vendor nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) kanë dorëzuar mbetjet mortore të katër personave të cilët ishin zhdukur në vitin 1999 gjatë konfliktit në Kosovë. Këto mbetje mortore ju dorëzuan familjarëve dhe përfaqësuesve të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Peronat e Pagjetur në Merdar.

Këta persona u identifikuan nga ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it me anë të kombinimit të analizave të ADN-së dhe analizave mjeko ligjore antropologjike.

Alan Robinson, bashkë-drejtues i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, tha:

“Sot Departamenti për Mjekësi Ligjore dhe ekspertët mjeko ligjor të EULEX-it i kanë dorëzuar mbetjet mortore të katër personave të cilët ishin të zhdukur prej vitit 1999. Nesër do të dorëzojmë më shumë. Me këto numri i përgjithshëm i mbetjeve të dorëzuara arrin në 291 që prej fillimit të Misionit tonë. Së shpejti do t’i dorëzojmë së paku edhe dhjetë mbetje mortore të identifikuara.

“Megjithatë, është me rëndësi të mos harrojmë se 1790 persona janë ende të pagjetur. Çështja e personave të pagjetur është e ndërlikuar dhe e ndjeshme. Nga ana e tyre, EULEX-i dhe DML-ja do ta vazhdojnë punën e tyre intensive për ta ndriçuar fatin e sa më shumë prej tyre që është e mundur” tha Robinson.

Nesër, 6 prill 2012, në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë do të dorëzohen mbetjet mortore edhe të katër personave tjerë të cilët ishin zhdukur gjatë konfliktit.

Video incizimi nga ceremonia e dorëzimit mund të shkarkohet prej këtu:

http://www.eulex-kosovo.eu/en/videos/2012-04-05.php