|
06 prill 2012
Një gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi të dyshuar për vrasje. Seanca dëgjimore është mbajtur më 5 prill 2012 në Vushtrri.
I dyshuari ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e H.M. në vendin e tij të punës, i njohur si kafe-bar “Club A”, në Mitrovicë në vitin 2010.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e EULEX-it në Mitrovicë.