English Shqip / Srpski

 

Komunikatë e përbashkët për shtyp e EULEX-it dhe PK-së lidhur me një operacion kundër krimit të organizuar

17 prill 2012

Më 17 prill 2012, një ekip i përbashkët hetuesish të Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së EULEX-it dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës e ka realizuar me sukses një operacion bastisjeje në dy lokacione në rajonin e Prizrenit.

Dy të dyshuar u arrestuan në Ferizaj dhe Gllogoc lidhur me akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandim të emigrantëve. Bastisjet dhe arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren.

Këtë operacion që është pjesë e një operacioni policor të përbashkët kundër një grupi transnacional të krimit të organizuar e ka mbikëqyrur një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale.

Edhe gjashtëmbëdhjetë bastisje tjera janë bërë nga policia në Kroaci dhe Slloveni, të cilat, po ashtu, kanë rezultuar me disa arrestime.