|
18 prill 2012
Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Prokurorive të Kosovës, Kryeprokurorja e EULEX-it Jaroslava Novotna, theksoi se prokuroria e EULEX-it do të ndryshojë në përputhje me objektivat, detyrat konkrete dhe kornizën organizative pas miratimit të mandatit të ri të Misionit nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Novotna i bëri këto komente së bashku me Prokurorin e Shtetit të Kosovës, Ismet Kabashin, i cili e prezantoi punën e prokurorisë në Kosovë gjatë vitit 2011.
“Në fushën e shërbimit të prokurorisë, do të ketë rikonfigurim të përfshirjes së EULEX-it në nivel të qarqeve. Këto ndryshime nuk ndërlidhen vetëm me misionin, por edhe me ligjin e ri të Kosovës”, tha Novotna, duke shtuar se Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) do të preket nga legjislacioni i ri.
Novotna theksoi se puna prokuroriale në Kosovë ka shënuar progres të dukshëm, siç edhe është thënë në raportin vjetor. Ajo, gjithashtu, shtoi se misioni është këtu për të kontribuar në avancimin e mëtejmë të këtij progresi.
“Prokurorët e EULEX-it do të japin ndihmën e tyre edhe për dy vite të tjera dhe do të punojnë me juve në realizimin e objektivave të reja të misionit përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit, si dhe mandatit tonë ekzekutiv”, tha Novotna.
“Ndihma jonë mund t’i sjellë vlerë të shtuar punës suaj, dhe anasjelltas – ju na pasuroni neve, prokurorëve nga juridiksione të shumta të ndryshme nga tërë bota”, përfundoi Novotna.