|
19 prill 2012
Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prizren ka urdhëruar paraburgimin e një personi të dyshuar për krime të luftës. Personi akuzohet me dy pika për krime të luftës kundër popullatës civile në vitin 1998.
I dyshuari, i cili ishte në liri për një vjet, ishte arrestuar dhe ekstraduar nga Shqipëria. Ai ishte nën hetime lidhur me rastin kundër E.K. dhe të tjerëve, gjykimi i të cilëve ishte bërë vitin e kaluar në Prizren.
Rasti është duke u udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.