English Shqip / Srpski

 

Aktgjykimi për rastin “Kleçka”

2 maj 2012, Prishtinë

Sot, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm F.L., N.K., N.K. dhe N.Sh. për të gjitha akuzat. Ata akuzoheshin për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës në rastin e ashtuquajtur “Kleçka”.

Po ashtu, edhe gjashtë të akuzuarit e tjerë ishin liruar më herët nga të gjitha akuzat.

Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar ankesë kundër këtij aktgjykimi.