English Shqip / Srpski

 

Konfirmohet pjesërisht aktakuza në rastin “BIRN”

3 maj 2012, Prishtinë

Sot, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Komunale në Prishtinë e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër S.L., R.H., A.D., A.A., R.H. dhe Q.M.. Të akuzuarit akuzohen për veprat penale Shkelje e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, Kërcënim dhe Shpifje.

Pika e akuzës për veprën penale të Kërcënimit është konfirmuar për S.L., R.H., Q.M. dhe A.A., kurse është hedhur poshtë për R.H. dhe A.D..

Pika e akuzës për veprën penale të Shpifjes është hedhur poshtë nga aktakuza kurse procedura është ndërprerë ashtu që pala e dëmtuar ta ndjekë rastin me padi civile.

Pika e akuzës për veprën penale të Shkeljes së statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës është hedhur poshtë për të gjithë të akuzuarit.

Aktakuzën e kishte ngritur një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK).

Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares J.Xh. dhe një pjesëtari të personelit të saj në Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) nga ana e gazetës Infopress në qershor 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga J.Xh.) gjatë të cilit thuhet se ishte raportuar në mënyrë kritike për kryetarin e komunës së Skenderajt dhe për rajonin e Drenicës.

Prokurori Special dhe pala e dëmtuar kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në afat prej tri ditësh pasi t’u jetë dorëzuar ai.