English Shqip / Srpski

 

Gjykata Supreme e shpalli aktgjykimin për rastin Xh.Zh

8 maj 2012

Sot, trupi gjykues i përzier i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, në përgjithësi e vërtetoi aktgjykimin për fajësinë e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xh.Zh.

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xh.Zh. fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës. Ai ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës.

Ankesa e avokatit mbrojtës u pranua pjesërisht, duke lejuar që koha e kaluar në paraburgim të llogaritet si pjesë e kohës së dënimit me burgim të shqiptuar në formën e prerë.

Ankesat e avokatëve mbrojtës të paraqitura për të pandehurit tjerë A.K., B.H. dhe N.C. kundër aktgjykimit në fjalë u refuzuan.

Fillimisht në këtë rast, tre të pandehurit tjerë A.K., B.H. dhe N.C. ishin shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes. A.K. ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës. B.H. ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim dhe N.C. ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim.