|
17 maj 2012
Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi lidhur me të ashtuquajturin shpërthim në Bulevardin Bill Klinton që kishte ngjarë në shtator të vitit 2007. Gjatë operacioneve të sotme, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona.
Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar. Në mesin e tyre ka pjesëtarë aktual dhe ish pjesëtarë të PK-së.
Hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).