English Shqip / Srpski

 

Mbetjet mortore të dymbëdhjetë personave dorëzohen në DML në Prishtinë

22 maj 2012, Prishtinë

Ekspertët mjeko-ligjor të EULEX-it dhe homologët e tyre vendorë nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) dorëzuan sot mbetjet mortore të dymbëdhjetë personave. Shumica e këtyre personave janë të pagjetur që nga viti 1999 gjatë konfliktit në Kosovë. Mbetjet mortore të dhjetë personave janë nxjerrë nga varrezat sekondare në Serbi. Identifikimi i këtyre personave është bërë më herët, megjithatë ekspertët e EULEX-it dhe homologët e tyre vendorë kanë respektuar kërkesën e familjeve për të mbajtur këto mbetje derisa të afërmit të jenë të gatshëm për pranim. Pesë emra janë akoma në Listën e Personave të Pagjetur nga e cila do të hiqen së shpejti.

Familjet janë nga Vushtria dhe ata janë ftuar që të marrin mbetjet mortore dhe dokumentacionin përkatës.

Gjatë javës së ardhshme pritet të dorëzohen edhe disa mbetje mortore.

Që nga koha kur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan DML-së në dhjetor 2008, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 308 personave.