|
25 maj 2012
Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës shpalli të pandehurin A.L. fajtor për vepër penale të vrasjes dhe të pronësisë, kontrollit dhe posedimit ose shfrytëzimit të paautorizuar të armëve. Ai u dënua me ndëshkim të përgjithshëm prej dymbëdhjetë vjet burgim.
Trupi gjykues shpalli A.L. fajtor sepse më 19 janar 2010 i akuzuari e privoi qëllimisht nga jeta A.N. duke e qëlluar shtatë herë me revole në lagjen “Kuqican” të fshatit Morinë, komuna e Skenderajt.
Trupi gjykues shpalli A.L. fajtor po ashtu edhe për veprën penale të posedimit të paautorizuar të armës të cilën ai e shfrytëzoi për ta kryer krimin e sipërpërmendur.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicës.