English Shqip / Srpski

 

Gjykata Supreme refuzon apelet për rastin e bombës në sheshin Bill Clinton

28 maj 2012

Një trup gjykues nga Gjykata Supreme i përbërë prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, refuzoi të premten më 25 maj 2012 apelet e të pandehurve B.H. dhe Sh.Q. kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

B.H. dhe Sh.Q. ishin dënuar nga trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës më 22 shtator 2009 për veprat penale vrasje e rëndë, lëndime të rënda trupore dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Të pandehurit ishin akuzuar që më 24 shtator 2007 sepse kishin detonuar mjet të improvizuar shpërthyes në katin përdhes të një ndërtese në sheshin Bill Clinton, ku dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar. Ata gjithashtu iu kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale lokaleve të tjera. B.H. dhe Sh.Q. janë dënuar me burgim afatgjatë prej njëzetepesë (25) viteve.

Trupi gjykues e konfirmoi vendimin e shkallës së parë me një modifikim të një pike të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, e cila është përfshirë nga pika e vrasjes së rëndë. Aktgjykimi është pranuar për pjesët e tjera.

Në këtë rast, apeli kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës lejohet në shkallën e tretë.