|
28 maj 2012
Një trup gjykues i përbërë prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve, dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, të premten më 25 maj 2012 e premte, ka hedhur poshtë ankesën e të pandehurit H.B. kundër vendimit të shkallës së dytë.
H.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe pronësi, posedim dhe kontroll ose përdorim i paautorizuar i armëve.
Gjykata e shkallës së parë e ka dënuar H.B. me një dënim të përgjithshëm prej njëzet e dy (22) vite burgim. Pas ankesës, Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin dhe e ka dërguar rastin për rigjykim. Trupi gjykues e shpallë H.B. sërish fajtor dhe e dënon me njëzet e dy (22) vite burgim. Dënimi është ndryshuar dhe plotësuar pas ankesës, dhe i pandehuri dënohet me dënim të përgjithshëm prej njëzet e pesë (25) vite burgim.
Në vendimin e fundit, Gjykata Supreme refuzon ankesën e të pandehurit si të pabazuar dhe konfirmon aktgjykimin e shkallës së dytë të Gjykatës Supreme të Kosovës.
H.B. është akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve, A.L. dhe D.L., në fshatin Babimoc, Komuna e Obiliqit. Vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një ngastre me tokë bujqësore.