English Shqip / Srpski

 

Gjykata Supreme vërteton dënimin për vrasje

29 maj 2012

Një panel i gjykatësve vendorë dhe ndërkombëtar, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë kundër D.N. për veprën penale të vrasjes në bashkëpjesëmarrje.

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga i pandehuri dhe pala e dëmtuar si të pabazuara, duke e mbrojtur kështu aktgjykimin e shkallës së parë.

D.N. është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë më 15 tetor 2010. Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e D.A. dhe T.A. të Ura e Jakës në fshatin Marmullë, komuna e Pejës në bashkëpunim me A.N. dhe S.N. të dënuar paraprakisht.

D.N. është dënuar me njëzet e pesë (25) vite burgim