|
30 maj 2012
Një automjet i EULEX-it është sulmuar dhe dëmtuar rëndë nga një grup personash të panjohur në Zubin Potok në veri të Kosovës. Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes ndërsa automjeti ishte rrugës për në stacionin lokal të policisë. Në automjet ndodheshin oficerë të policisë së EULEX-it të cilët ishin nisur për të kryer detyrën e tyre në stacion. Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk u plagos gjatë sulmit.
‘Një sulm ndaj EULEX-it është sulm ndaj BE-së dhe ne e dënojmë atë,” tha zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton.
Hetimet janë kanë filluar në lidhje me sulmin.