English Shqip / Srpski

 

EULEX-i hedh poshtë spekullimet mbi kontenierin e policisë serbe

31 maj 2012

EULEX-i dëshiron të hedhë poshtë spekullimet e medias me 31 Maj 2012 se ka lejuar vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës. EULEX-i nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.