|
1 qershor 2012
Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Andy Sparkes, sot i dorëzoi Blerim Camajt, Shefit i Agjencisë së Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, kopjet e pesëdhjetë e dy regjistrave të gjendjes civile për territorin e Janjevës, të komunës së Lipjanit, të certifikuara nga EULEX-i.
Sparkes tha se është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm, meqenëse shënon fillimin e diçkaje shumë më të madhe.
"Numri i përgjithshëm i regjistrave që duhet të jenë të certifikuara në këtë proces do të jetë me mijëra. Pra, ky është një projekt i madh. Ne tani e kemi marrë të gjitha masat për këtë. Së shpejti, në Nish të Serbisë, ne do të fillojmë procesin e kopjimit me kujdes të gjitha këtyre të dhënave nën mbikëqyrjen e EULEX-it ", tha Andy Sparkes.
EULEX-i certifikon kopjet e regjistrave të gjendjes civile, si pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Regjistrat origjinal të gjendjes civile aktualisht ndodhen në Serbi.