English Shqip / Srpski

 

Gjykata Supreme konfirmon aktgjykimin për vrasje

12 qershor 2012

Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë kundër D.Q. i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe i dënuar me 23 vite burgim.

Trupi gjykues e refuzoi ankesën e të akuzuarit të ushtruar përmes avokatit mbrojtës të tij si të pabazuar dhe e konfirmoi aktgjykimin në tërësi.

D.Q. ishte shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë, sepse ai me qëllim dhe në pabesi e ka qëlluar dhe vrarë Y.Sh. në gusht të vitit 2008 në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, me qëllim të përfitimit material.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it.