English Shqip / Srpski

 

Konfirmohet pjesërisht aktakuza në një rast korrupsioni

12 qershor 2012

Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Komunale të Mitrovicës e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër shtatë prej njëmbëdhjetë të akuzuarve të ngarkuar me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të kontrabandës me mallra.

Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve N.D., A.Sh., N.P., B.S. dhe K.H. lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos, por e hodhi poshtë akuzën për kontrabandë të mallrave.

Aktakuza u konfirmua kundër H.F. në lidhje me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por u hodh poshtë akuza për kontrabandë të mallrave.

Aktakuza kundër P.B. dhe H.F. në lidhje me akuzën për kontrabandë me mallra u hodh poshtë.

Aktakuza kundër A.B. në lidhje me akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të mitos dhe kontrabandë të mallrave u hodh poshtë në tërësi.

Gjykatësi urdhëroi ndarjen e procedurës gjyqësore kundër të pandehurve B.M. dhe S.G.. Për këta të pandehur do të caktohet një seancë e re për konfirmim.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Kosovës.