English Shqip / Srpski

 

Zgjatet mandati i shefit të misionit të EULEX-it

13 qershor 2012

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i ka kërkuar shefit të misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac të zgjatë mandatin e tij. Zoti de Marnhac tha se e pranon kërkesën me kënaqësi, veçanërisht për sa i përket mbikëqyrjes së rikonfigurimit të misionit.

“Jam i vendosur të bëj sa të jetë e mundur për të siguruar vazhdimësi në këtë pikë kthese për misionin. Është e rëndësishme që EULEX-i dhe autoritetet e Kosovës të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të përmirësuar dhe forcuar sundimin e ligjit gjatë kësaj periudhe,” tha de Marnhac.

Komisioni i BE-së për politikat dhe sigurinë ka zgjatur zyrtarisht