|
14 qershor 2012
Sot, Komisionet e Kosovës dhe Serbisë për Persona të Zhdukur së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe të mediave e vizituan lokacionin i cili po hulumtohet në Zhilivodë.
Javën e kaluar, më 5 qershor 2012, ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it dhe kolegët e tyre vendas nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) i filluan gërmimet në Zhilivodë. Kjo është vazhdimësi e punës e cila ka filluar para katër viteve.