English Shqip / Srpski

 

Demant i spekulimeve të Kosova Sot kundër një gjykatësi të EULEX-it

19 qershor 2012

EULEX-i shpreh shqetësimin e tij lidhur me deklarimet e bëra nga Kosova Sot kundër gjykatësit të EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, Gerrit-Marc Sprenger, më 14 qershor 2012. Pretendimet në lidhje me performancën apo sjelljen e këtij gjykatësi janë krejtësisht të pabaza. Këto pohime të pavërteta përbëjnë një sulm të papranueshëm kundër pjesëtarëve të EULEX-it të cilët janë duke punuar në mbështetje të institucioneve për sundimin e ligjit në Kosovë. Ky artikull pasqyron një mungesë totale të standardeve themelore të gazetarisë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që mediet ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të qëndrojë larg nga pretendimet e pabazuara të kësaj natyre. Çdo sulm personal kundër gjykatësve, EULEX-i do ta konsiderojë si sulm kundër sistemit të pavarur të drejtësisë.

Gjykatësit e EULEX-it janë profesionistë të drejtësisë të cilët veprojnë sipas parimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe mosndërhyrjes në të nga ana e aktorëve ose institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, siç parashihet edhe me ndarjen e drejtë të pushtetit.

EULEX-i është i përkushtuar që t’i ndihmojë dhe mbështesë institucionet për sundimin e ligjit dhe agjencitë për zbatimin e ligjit, përmes zhvillimit të mëtejmë të një sistemi të drejtësisë që është i qëndrueshëm, përgjegjës, i pavarur dhe shumetnik.