English Shqip / Srpski

 

Aktgjykim i Gjykatës Supreme për rastin S.A. dhe E.J.

22 qershor 2012

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës i ka ndryshuar akuzat kundër S.A. dhe E.J. pas ankesave të bëra nga mbrojtja dhe prokuroria kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Trupi gjykues e ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës në lidhje me cilësimin juridik të veprave penale dhe dënimeve, ndërse e vërtetoi përshkrimin faktik të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut. Po ashtu, trupi gjykues vendosi për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të akuzuarve.

Gjykata Supreme e dënoi S.A. me një dënim të përgjithshëm prej dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale të nxitjes së tentim vrasjes dhe pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve. E.J. iu shqiptua një dënim i përgjithshëm prej dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale të tentim vrasjes dhe pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

S.A. ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për pronësinë, kontrollin, posedimin dhe përdorimin e paautorizuar të armëve.

E.J. ishte shpallur fajtor për pronësinë, kontrollin, posedimin dhe përdorimin e paautorizuar të armëve, kurse ishte shfajësuar nga akuza për tentim vrasje pasi që nuk qe vërtetuar se ai kishte qëlluar me armë në drejtim të palës së dëmtuar me qëllim që ta privojë nga jeta.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it.