English Shqip / Srpski

 

Vazhdohet paraburgimi ndaj të dyshuarve në rastin e shpërthimit në Bulevardin Bill Clinton

25 qershor 2012

Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj B.M., B.S. dhe L.Q..

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut vendosi për vazhdimin e paraburgimit të dyshuarve me kërkesë të prokurorit dhe pasi shqyrtoi përgjigjen e avokatit mbrojtës ndaj kësaj kërkese. Trupi gjykues vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen; se ekziston rreziku i arratisjes për shkak të natyrës së rëndë të veprave, si dhe për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund t’i pengojnë procedurat penale.

B.M., B.S. dhe L.Q. janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Clinton. Ata akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).