|
3 korrik 2012
Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
Personat, të cilët u arrestuan sot, dyshohet të jenë të përfshirë në blerjen dhe shitjen e armëve të paligjshme, dhe transportimin e këtyre armëve nga Turqia dhe Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri. Ata po ashtu janë të dyshuar se kanë krijuar një grup të organizuar me të dyshuar tjerë, me qëllim të furnizimit, transportit, prodhimin, shkëmbimin ose të shitjes së armëve pa autorizim përkatës.
Arrestimet dhe bastisjet u urdhëruan nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prizren.
Gjatë bastisjeve së sotshme u gjetën armë dhe municion.
Hetimi është duke u kryer nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).