|
03 korrik 2012
Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac, ka vizituar për herë të parë Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Në kuadër të mandatit të misionit për mbështetje të institucioneve vendëse të sundimit të ligjit, EULEX-i është duke punuar për një funksionalizim të plotë të IPK-së dhe të Policisë së Kosovës e cila është e përkushtuar që të bashkëpunojë plotësisht me IPK-në.
Gjatë vizitës së tij, Xavier de Marnhac kishte përsëritur përkushtimin e EULEX-it për IPK-në, duke thënë: ”Ishte me rëndësi që të vijë dhe të vizitojë IPK-në sepse paraqet institucion kyç për qytetarët e Kosovës. Ky është vendi ku shprehet besimi që ata e kanë për policinë. (…) Roli i IPK-së hyn në kuadër të shumë standardeve të cilat institucionet për sundimin e ligjit në Kosovë duhet t’i përmbushin për të arritur deri te liberalizimi i vizave në një të ardhme të afërt.” Një prej mënyrave me të cilën EULEX-i mbështet IPK-në është përmes fushatës televizive për ngritje të profilit të IPK-së dhe të ilustrimit të rëndësisë që ka për popullin e Kosovës.
Fitim Shishani, Drejtor i IPK-së, ka komentuar: "Ne kemi diskutuar për shumë çështje profesionale me z. de Marnhac dhe ai na ka ofruar mbështetje, veçanërisht kur bëhet fjalë për aspektin e logjistikës. Ne jemi të lumtur që ai ka ardhur të bisedojë me ne për shumë çështje që kanë të bëjnë me hetime dhe inspektime të Policisë së Kosovës."
Video:
http://www.eulex-kosovo.eu/uploads/deMarnhac_visits_KosovoPoliceInspectorate_3July2012_forTVs.zip