English Shqip / Srpski

 

Dënohet me 16 vite burgim për vrasje të rëndë

04 korrik 2012

Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, shpalli N.V. fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve. Të pandehurit i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 16 viteve burgim.

Gjykata e shkallës së parë vendosi se kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar N.V. për veprat penale për të cilat ai akuzohej. Megjithatë, kishte shumë faktorë lehtësues që kontribuan në shqiptimin e një dënimi më të lehtë, ku njëri prej tyre ishte pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit.

N.V. është shpallë fajtorë për vrasjen e M.K. dhe për lëndimin e D.B. dhe D.O. për shkak të një kontesti pronësor në fshatin Dobrushë, Komuna e Istogut më 20 tetor 2011.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.