|
05 korrik 2012
EULEX-i sot publikon Raportin e Programit të ri me titull “EULEX-i: “Sundimi i Ligjit përtej Titujve”. Raporti është një përmbledhje e punës së kryer nga EULEX-i dhe homologët e Kosovës që nga fillimi i punës së Misionit në vitin 2008.
Përveç përmbledhjes së zhvillimeve të deritanishme, raporti është i orientuar edhe drejt së ardhmes, duke nënvizuar fushat strategjike në të cilat Misioni do të jetë i fokusuar. Në përgjithësi, EULEX-i do të angazhohet për plotësimin e agjendës së plotë të BE-së, duke përfshirë Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave, sikurse edhe për një partneritet të fortë me institucionet për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Raporti i Programit të EULEX-it i vitit 2012 në gjuhën angleze mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
http://www.eulex-kosovo.eu/uploads/EULEX_Programme_Report_2012.pdf