English Shqip / Srpski

 

Konfirmohet aktakuza për një rast të trafikimit të njerëzve

11 korrik 2012

Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e ka konfirmuar aktakuzën kundër F.P. të ngritur nga një prokuror i EULEX-it. I akuzuari akuzohet për trafikim të personave, privim të paligjshëm të lirisë, mundësim të prostitucionit dhe lëndime të lehta trupore.

Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën në tërësi dhe i shpalli të gjitha provat të pranueshme, me përjashtim të bastisjes së shtëpisë për të cilën në dosjet e lëndës nuk ekzistonte autorizimi nga gjykatësi i procedurës paraprake. Kjo pjesë e provave u shpall e papranueshme me anë të një vendimi tjetër më 29 qershor 2012.

Në bazë të provave të pranueshme, gjykatësi për konfirmim konsideroi se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.