|
12 korrik 2012
Task Forca e EULEX-it në Mitrovicë udhëhoqi një operacion të përbashkët me Policinë e Kosovës sot në mëngjes në lidhje me rastin e vrasjes në Kroin e Vitakut.
Dy të dyshuar u paraburgosën në lidhje me incidentin e dhunshëm i cili ndodhi në nëntor 2011 dhe i cili kishte për pasojë vrasjen e S.M.. Njëri nga të dyshuarit kishte në posedim armë dhe/ose municion pa autorizim të duhur. Dy persona të tjerë u arrestuan për posedim të paautorizuar të armëve dhe/ose të municionit.
Gjatë operacionit, u bastisën tri shtëpi dhe u konfiskuan dy pushkë AK 47 me rreth 110 plumba, 1 revole me 5 plumba dhe 1 granatë dore. Bastisja u krye pa ndonjë incident.
Dy të dyshuarit dhe dy personat e arrestuar janë në mbajtje të përkohshme policore për 48 orë.
Rastin po e heton një ekip i përzier i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas i qarkut.