English Shqip / Srpski

 

Lokacioni i gërmimeve në Zhilivodë kaplohet nga zjarri

17 korrik 2012

Është kapluar nga zjarri zona në të cilën DML-EULEX po bën gërmime në kërkim të një varreze masive të supozuar. Një mur 12 metra i lartë u përfshi nga flakët. Njësitë e Zjarrfikësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Vushtrrisë dolën në vendin e ngjarjes dhe bashkë me Batalionin e Xhenios të FSK-së dhe me EULEX-in e kanë koordinuar operacionin për fikjen e zjarrit.

Alan Robinson, Bashkë-drejtues i Departamentit për Mjekësi Ligjore tha: “U deshën më shumë se 7 orë për ta vënë zjarrin nën kontroll. Dëshiroj t’i falënderoj pjesëtarët e FSK-së në terren si dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Vushtrrisë për angazhimin e tyre në këtë situatë të rrezikshme për të gjithë të pranishmit”. Me këtë rast janë angazhuar dy makina zjarrfikëse si është përdorë makineri e rëndë për të hedhur dhe në hapësirën që po digjej.

Megjithatë, dëmtimet në këtë lokacion janë shumë të mëdha. “Kjo është një pengesë e madhe për ne në vlerësimin e këtij lokacioni. Muret janë dëmtuar rëndë dhe tani duhet të rrënohen. Puna në gërmime është ndërprerë. EULEX-i do ta bëjë vlerësimin e sigurisë për të vazhduar më tej. Në këtë moment është shumë herët që të dihet kjo”, tha Robinson.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende . EULEX-i i ka filluar hetimet.