|
18 korrik 2012
Gjykata Supreme e Kosovës, me një trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë vendorë, të kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, ka modifikuar vendimin e shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë kundër Sh.K.
Gjykata Supreme i ka pranuar ankesat e prokurorisë dhe të palës së dëmtuar dhe e ka pranuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes, duke modifikuar kështu vendimin e shkallës së parë lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale dhe të dënimit. Trupi gjykues i ka shqiptuar Sh.K. një dënim të përgjithshëm prej shtatë viteve burgim për veprën penale të tentim vrasjes dhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve.
Në shkallën e parë, Sh.K. është shpallë fajtor për veprën penale të shkaktimit të lëndimit të rëndë trupor dhe të mbajtjes në posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve. Ai është akuzuar se ka shtënë së paku pesë herë në B.O., zyrtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në shtator 2010 në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt, duke i shkaktuar lëndime të rënda viktimës.
Ankesat janë paraqitur nga Prokurori i EULEX-it në Qarkun e Mitrovicës. Prokuroria e Shtetit të Kosovës është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror i EULEX-it.