|
24 korrik 2012
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjykatës të EULEX-it dhe dy vendas, në Gjykatën Supreme e vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Pejës në një rast të vrasjes. Ankesat e ushtruara nga njëri nga të pandehurit dhe prokurori i qarkut u refuzuan. Një ankesë e palës së dëmtuar u shpall e papranueshme.
Më 30 nëntor 2011, Gjykata e Qarkut në Pejë e shfajësoi S.U. nga akuza për vrasje. J.V. u dënua për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës dhe u dënua me 1 (një) vjet burgim. Në ankesën e tij, J.V. kërkoi shfajësim apo zvogëlim të dënimit. Prokurori publik dhe pala e dëmtuar kërkuan nga Gjykata Supreme ta anulojë aktgjykimin e shkallës së parë në lidhje me shfajësimin e S.U. dhe ta anulojë pjesën e aktgjykimit që kishte të bënte me J.V. dhe ta dërgonte rastin në rigjykim (ose ta ndryshonte atë duke shqiptuar dënim më të rëndë).
Rasti ka të bëjë me një grindje në një lokal në fshatin Jabllanicë e Leshanit, Komuna e Pejës, në nëntor 2010, gjatë së cilës u lëndua një person dhe një person vdiq pas një të shtëne vdekjeprurëse me armë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.