|
31 korrik 2012
Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast të korrupsionit. Të akuzuarit përfshijnë ish Kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues të një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH).
Prokurori e akuzoi ish Kryetarin e Gjykatës Komunale për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Shtatë ish gjyqtarët akuzohen për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Shoqërore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme.
Të akuzuarit dyshohet se janë përfshirë në 15 lëndë civile që kanë të bëjnë me padi pronësore kundër Ndërmarrjes Shoqërore (NSH), të cilat ishin nën kompetencën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Të akuzuarit janë përfshirë në role të ndryshme në bazë të punës dhe profesionit të tyre.
Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).