English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Urdhërohet paraburgim në një rast krimi të organizuar dhe trafikimi me njerëz

9 gusht 2012

Gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it ka urdhëruar masën e paraburgimit për dy të dyshuar, dhe masën e arrestit shtëpiak për tetë të tjerë për një periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve për një rast të krimit të organizuar. Që të gjithë të akuzuarit janë nën hetime për vepra penale të krimit të organizuar dhe trafikimit me njerëz.

Rasti ka të bëj me trafikimin e pretenduar të grave nga Moldavia të cilat ishin të punësuara si kameriere në një numër kafenesh në rajonin e Gjakovës, por që ishin të detyruara të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientë që paguanin. Në mesin e atë akuzuarve janë pronarët/menaxherët e kafeneve, një pronar hoteli dhe dy zyrtarë për të cilët thuhet të kenë ndihmuar në marrjen e lejeve për të legjitimuar qëndrimin e këtyre grave në Kosovë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendës nga Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.