|
10 gusht 2012
Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë shpalli B.Q. fajtor për vepër penale të tentim-zhvatjes dhe e dënoi atë me tre vjet burgim. V.Q., po ashtu u shpall fajtor për vepër penale të posedimit, kontrollit ose përdorimit të paautorizuar të armëve dhe u dënua me një vjet e gjashtë muaj burgim i cili shtyhet për një periudhë kohore prej dy vjetësh.
Trupi gjykues i gjykatës së shkallës së parë e dënoi B.Q. sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në muajin maj të vitit 2009 në Mitrovicë, ai në mënyrë të paligjshme i kishte kërkuar gjashtëdhjetë mijë euro H.A., duke e kërcënuar se nëse nuk paguhen paratë, atëherë do t’i ndodhë diçka e rëndë familjes së tij.
V.Q. u dënua sepse është dëshmuar përtej çfarëdo dyshimi të arsyeshëm se në maj të vitit 2009, në fshatin Kqiq i Vogël, ai kishte në posedim një revole pa leje përkatëse.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i EULEX-it.