|
15 gusht 2012
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it i ka caktuar A.B. masën e paraburgimit prej 15 ditëve deri më 28 gusht 2012. A.B. ngarkohet me një akuzë për krime të luftës kundër popullatës civile e cila pretendohet se është kryer në prill 1999 në Fushë Kosovë.
A.B. u arrestua më 13 gusht 2012 në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga një gjyqtar i EULEX-it më 14 janar 2009.
Ky rast është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.