English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Konfirmohet aktakuza për një rast të kontrabanimit të emigrantëve

16 gusht 2012

Një gjyqtar konfirmues vendas nga Qarku i Prishtinës e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it kundër pesë të akuzuarve për një rast që ka të bëjë me kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova në vendet tjera të huaja, kryesisht në Amerikë.

B.N., Q.D., N.A., P.K. dhe J.S., sipas aktakuzës, akuzohen për veprat penale të përfshirjes në kontrabandimin e emigrantëve, përpjekjes për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve dhe për prodhimin, ofrimin dhe posedimin e dokumenteve të falsifikuar të udhëtimit apo identifikimit për ta mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe për të përfituar dobi financiare apo dobi tjera materiale.

Të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e huaja kundrejt shumave të mëdha të parave. Rasti i tyre gjithashtu ka të bëjë me D.N., i dyshuari kryesor, i cili po ashtu pretendohet të jetë i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it në Prishtinë.