|
30 gusht 2012
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli S.H. fajtor për veprën penale të vrasjes dhe e dënoi me 13 vite burgim.
S.H. akuzohej për vrasjen e B.Sh. në gusht 1997 në Mitrovicë. Më pas, në vitin 1998, ai ishte gjykuar në mungesë nga ajo që atëherë njihej si Gjykata e Qarkut e Mitrovicës së Kosovës. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme urdhëroi që lënda të rigjykohet.
Gjatë rigjykimit, i pandehuri e pranoi fajin, ndërsa trupi gjykues e pranoi deklarimin e tij për fajësinë. Trupi gjykues vlerësoi se fajësia e pranuar nga S.H. ishte vërtetuar me anë të dëshmive të dokumentuara dhe të deklaratave të dëshmitarëve.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it.