English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Mesazhi i u.d. Shef i Misionit EULEX Andy Sparkes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurve

30 August 2012

Data 30 gusht 2012 shënon Ditën Ndërkombëtare të Zhdukurve. Kjo ditë i shërben rritjes së vetëdijesimit të autoriteteve, shtypit dhe opinionit të gjithmbarshëm lidhur me plojën e të Zhdukurve dhe të familjeve të tyre gjithandej botës. Kjo është një çështje e ndjeshme që i ka prekur mijëra njerëz në Kosovë dhe për EULEX-in është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Kjo është arsyeja pse EULEX-i e ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës në përpjekjet intensive të tij për ta ndriçuar fatin e të Zhdukurve. Përveç kësaj, EULEX/DML bashkërendojnë në mënyrë intensive me shoqatat e familjeve, me familje individuale dhe me aktorë të tjerë.

Që prej se EULEX-i ka filluar të punojë me Departamentin e Mjekësisë Ligjore në dhjetor 2008, familjeve të tyre u janë kthyer mbetjet mortore të 313 viktimave të konfliktit. Këtu përfshihen 238 persona të zhdukur të cilët janë gjetur pas një pune intensive në terren (në më shumë se 340 operacione në terren), me anë të analizave laboratorike (punës intensive në obduksione dhe identifikime, përfshirë mbi 1660 mostra eshtrash të marra për analizë të ADN-së), si dhe me anë të shqyrtimit të materialit arkivor (mbi 5000 dosje).